Sota mbetet jashtë, Abilaliaj bën “prova” për formacionin ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 15:35

Sota mbetet jashtë, Abilaliaj bën “prova” për formacionin ndaj Teutës

Partizani zhvilloi dje pasdite stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana” në 17:00.

DGFD

Kjo sfidë luhet në llogari të javës së parë, pasi në atë kohë u shty prej impenjimeve të të kuqve në ndeshjet me Astanën. Dje në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët, që nuk janë operuar, përfshirë edhe Altin Bytyçin, i cili u ushtrua në palestër. Ai do të operohet në ditët në vijim.

Trajneri Abilaliaj dje e përqendroi seancën më së shumti në aspektin taktik, ku edhe provoi disa vendosje, veçanërisht në sulm dhe në qendër të mbrojtjes, aty ku dilemat janë më të mëdha. Sa u përket dëmtimeve, nuk pritet që të rikuperohet asnjë lojtar për këtë ndeshje. Maget, i pezulluar dhe Sota i dëmtuar, prej më shumë se një muaji, dje u stërvitën të veçuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"