SOT, ORA 19:00/ Skënderbeu-Vllaznia, për prestigj dhe pak para më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 8:40

SOT, ORA 19:00/ Skënderbeu-Vllaznia, për prestigj dhe pak para më shumë

Skënderbeu-Vllaznia, që përcakton sot ekipin e vendit të 3-të, duhej të ishte një sfidë e zjarrtë e “Final 4”, por në fakt është një ndeshje krejtësisht formale.

VLLAZNIA

Luhet vetëm për imazh dhe pak para më shumë. Pjesëmarrja e korçarëve në “Final 4” e ka zhvlerësuar këtë sfidë, me Vllazninë që e kishte të sigurt Europën pas 36 javëve të kampionatit të rregullt, sepse Skënderbeu është i dënuar. Shkodranët kanë siguruar 50 milionë lekë me vendin e tretë të kampionatit të rregullt, kurse korçarët 20 milionë lekë. Të tjera të ardhura atyre do t’u shtohen nga shuma që do të akumulohet nga biletat e shitura në “Air Albania” për “Final 4”.

Ndryshimi i vetëm është se skuadra e vendit të tretë në “Final 4” përfiton 5% më shumë seajo e vendit të 4-t nga shuma totale e siguruar nga biletat e shitura. FSHF-ja ka vendosur qëtë gjitha të ardhurat nga biletat dhe nga reklamat do të grumbullohen dhe 60% do t’u shpërndahen katër vendeve të para, ndërsa pjesë e mbetur, 40%, u takon skuadrave nga vendi i pestëderi te vendi i 10-të. Ky format është bërë që tësjellë sa më shumë të ardhura për klubet, por pjesëmarrja në ndeshjet e “Final 4” nuk ështëse ka qenë aq e lartë deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"