Sot, ora 18:00/ Shqipëria mban frymën, mëson rivalët e grupit dhe stadiumet ku do të luajë sfidat e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 8:20

Sot, ora 18:00/ Shqipëria mban frymën, mëson rivalët e grupit dhe stadiumet ku do të luajë sfidat e Europianit

Shqipëria do të mbajë frymën sot në orën 18:00 ku në Hamburg të Gjermanisë do të hidhet shorti për fazën finale tëEuropianit. Kuqezinjtë do të mësojnëtre kundërshtarët që do të kenë në grup, sipas vazove përkatëse që janë ndarë në përfundim të kualifikueseve.

shqiperia

Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania qëështë kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024. Ekipi i Silvinjos pasi mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.

Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia. Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia, ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.

1

2

3

4

SHORTI- Në orën 18:00 të gjithë do të mësojmë rivalët që do të kemi në grup, qytetet dhe stadiumet ku do të luajmë. Por, nëse bëjmë njëprojeksion për shortin më të favorshëm dhe më të vështirë, duke u bazuar nga forma e skuadrave në kualifikuese, së bashku me renditjen e FIFA-s, grupi më i lehtë do të ishte: Gjermani, Shqipëri, Çeki dhe Serbi. Ndërsa e kundërta: Francë, Shqipëri, Holandë dhe Itali, praktikisht një grup “ferri”.

0521541

BILETAT- UEFA ka njoftuar të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare se aplikimi për bileta do të nisë më 4 dhjetor deri më 12 dhjetor 2023, pasi Shqipëria të njohë rivalët në grup dhe stadiumet ku do të luajë.

FSHF-ja nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares, do të shiten vetëm “online” në faqen e UEFA-s, nëlinkun:(https:// www.uefa.com/euro2024/ ticketing/).

Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të “UEFA.com”, duke përdorur linkun përkatës dhe pasi të krijojnë një llogari, mund të aplikojnë për biletë.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"