“Sot kam parë gjëra anormale”, trajneri i Apolonisë shpërthen ndaj arbitrit pas humbjes me Elbasanin: E pëson kur të vërshëllejnë gjithmonë kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 21:45

“Sot kam parë gjëra anormale”, trajneri i Apolonisë shpërthen ndaj arbitrit pas humbjes me Elbasanin: E pëson kur të vërshëllejnë gjithmonë kundër

Trajneri i Apolonisë, Jeraj Rodriguez, ka qenë i qartë në vlerësimin e humbjes së skuadrës së tij përballë Elbasanit. Ai ia faturoi atë gjyqtarit kryesor Erjon Bastari pasi sipas tij, kishte qenë i njëanshëm në favor të vendasve që përmbysën sfidën me një gol në shtesë.

bandicam 2023-09-24 21-26-05-618

“Na përmbysën rezultatin por jam shumë krenar për ekipin tim që dha gjithçka. Kemi luajtur 98 minuta me shumë rëndesë psikologjike pasi kishte faulle, penallti për ekipin vendas. Ishim në avantazh, ekipi luajti mirë, por pastaj kishte detaje që vendosen ndeshjen, kështu është e vështirë të konkurrosh. Elbasani është një ekip i mirë, është një ekip i madh.

Ekipi ka vështirësi se kemi pak lojtarë dhe në nivel strukture nuk kemi pozicione të dubluara. Nuk mund të bëjmë ndryshime taktike në disa raste sepse nuk kemi lojtarë që t’i dublojnë.

Objektiv është i qartë që t’i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje. Nuk duam t’i vendosim nën presion këto lojtarë që janë shumë të rinj se përndryshe bëhet e vështirë. Do të mundohemi të jemi konkurrues ndeshje pas ndeshje, të marrim sa më shumë pikë dhe në fund të shohim.

Nuk më pëlqejnë justifikimet, por dua të them se kemi parë që gjykimi ka qenë pak më shumë në një krah se sa në tjetrin. Sipas meje kishte gabime të vazhdueshëm të rënda, në nivel shpërndarjesh dhe të menaxhimit të ndeshjes. Sipas meje absolutisht të shënon kundërshtari kur të vërshëllejnë gjithmonë kundër, kundër, kundër… Është shumë e vështirë të jesh i përfshirë psikologjikisht në ndeshje kur ke gjithmonë çdo vendim kundër. Nuk është justifikim, por sot padyshim duhet theksuar sepse kam parë gjëra që nuk janë normale”, tha Rodriguez për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"