Sot drejt Ballshit për Kupën e Shqipërisë, trajneri i Pogradecit: Dua më tepër karakter nga ekipi ndaj Bylisit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 10:58

Sot drejt Ballshit për Kupën e Shqipërisë, trajneri i Pogradecit: Dua më tepër karakter nga ekipi ndaj Bylisit!

Pogradeci, që në këtë sezon luan në Kategorinë e Dytë përballet sot me Bylisin në ndeshjen e dytë të Kupës, pasi ka humbur të parën me rezultatin e pastër 3-0.

Nikaj

Gjithsesi, trajneri i pogradecarëve, Samuel Nikaj e ka tërësisht vëmendjen te kampionati dhe te sfida e barazuar me AF Elbasanin, duke lënë të kuptohet se sot në orën 14:00 në Ballsh nuk do të zbresin në fushë lojtarët titullarë.

“E kishim vlerësuar për vetë traditën që ka ekipi i Elbasanit. Ne luajtëm në një nivel të kënaqshëm për 67 minuta.

Pësuam një gol nga goditja standarde pasi Elbasani ka një lojtar si Mone, që ka krosin më të mirë në Shqipëri, përfshirë edhe Superligën.

Ata erdhën për një barazim dhe e morën, por kjo ne na motivon dhe na bën të pandalshëm pasi luajtëm në nivel të lartë për 67 minuta dhe duhet ta fotografojmë këtë ndeshje të mirë dhe të na shërbejë.

Lojtarët duhet të kenë personalitet dhe karakter më shumë. Mos të harrojmë se për një ekip është shumë e rëndë kur bie nga kategoria dhe ekziston paniku sërish te lojtarët, pasi është po ai grup dhe lojtarët që kanë ardhur nga Maliqi që kanë pësuar po të njëjtën gjë, rënien nga kategoria.

Së pari na duhet një analizë ku të rregullojmë defektet”, u shpreh Nikaj për “Panorama Sport”.

R. DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"