Sopoti përgatitet për revolucion në ekip, ja lëvizjet që priten në prag të sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 16:27

Sopoti përgatitet për revolucion në ekip, ja lëvizjet që priten në prag të sezonit të ri

Sopoti ia nis sërish nga e para. Pasi mbyllën sezonin duke mos kaluar dot fazën e “play off”-it, librazhdasit pritet të nisin nga puna për sezonin e ri. Drejtori sportiv Fatjon Xhafa këto ditë do të ketë një takim me administratorin Ermir Sulollari dhe kryebashkiakun Mariglen Disha për të vënë piketat mbi “i” për sezonin e ri.

sopoti valb

Gjithçka është në duart e Bashkisë Librazhd dhe objektivave, që drejtuesit do të kenë ndaj skuadrës. Nga burime brenda bashkisë, mësohet se me ndërtimin e dy fushave të reja nga projekti i FSHF-së, do të ketë revolucion te Sopoti. Zhvillimit të akademisë do t’i jepet prioritet maksimal dhe po ashtu edhe tek ekipi i parë pritet një merkato cilësore, që të çojnë përpara objektivin e drejtuesve, ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Për këtë arsye, përgatitjet për edicionin e ri pritet të nisin shumë shpejt. Në dilemë është fati i trajnerit Besnik Kola, gjithashtu synohet afrimi i disa ish-ve që kanë qenë pjesë e ekipit më herët dhe njohin mirë ambientin librazhdas.

LEDION QOSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"