Sondazhi i “Panorama Sport”, shumica e tifozëve nuk duan të shohin më Edi Rejan në drejtimin e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 22:20

Sondazhi i “Panorama Sport”, shumica e tifozëve nuk duan të shohin më Edi Rejan në drejtimin e kombëtares

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit është zyrtarisht pa trajner që nga data 1 dhjetor. Kontrata e trajnerit italian Edi Reja me FSHF-në është mbyllur dhe tashmë kjo e fundit duhet të gjejë një trajner të ri.

REJA SI ALEGRI

Të gjitha rrugët çojën drejt një tekniku tjetër, pasi konfirmimi i Rejas po përballet edhe me një kundërshti të fortë nga opinioni publik, pasi loja e ekipit nuk ka bindur nën urdhrat e tij. Këtë e konfirmon edhe sondazhi i “Panorama Sport” ku janë pyetur lexuesit nëse ai duhet të konfirmohet për një tjetër edicion në pankinën kuqezi.

Shumica dërrmuese e mbi 2000 votueseve kanë zgjedhur “jo” si alternativë. Janë 83,51% që nuk duan të shohin Rejan përsëri në pankinën e kuqezinjve në mars kur nisin kualifikueset e Euro 2024.

reja

Vetëm 13,21% kanë votuar për “po”, ndërsa 3,28% kanë zgjedhur alternativën “nuk e di”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"