SONDAZHI/ Cili sulmues duhet të jetë i padiskutueshëm në Europian? Ja emrat e preferuar nga lexuesit e “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 22:46

SONDAZHI/ Cili sulmues duhet të jetë i padiskutueshëm në Europian? Ja emrat e preferuar nga lexuesit e “Panorama Sport”

Trajneri Silvinjo do të ketë një detyrë shumë të vështirë në dy muajt e ardhshëm për të ndërtuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024. Dhe sidomos për të përzgjedhur lojtarët e repartit të sulmit, të mbipopulluar si asnjëherë tjetër. Por cilit janë emrat që duan të shohin tifozët kuqezinj në Europian?

shqiperia

“Panorama Sport” u kërkoi lexuesve të saj të votonin për sulmuesin që mendonin se duhej të ishte i padiskutueshëm në listën e Silvinjos për turneun e kësaj vere. Dhe përgjigja e sondazhit ku morën pjesë 2652 persona, sheh në vendin e parë Armando Brojën me 23.27% të votave.

Sulmuesi i cili aktivizohet në Angli, ka lënë pas në vendin e dytë një lojtar i cili po bën shumë mirë në Turqi, Rei Manajn, i cili ka marrë 16.67% të votave në këtë sondazh. Jasir Asani me 16.14% ndjek në vendin e tretë sipas lexuesve që morën pjesë në këtë sondazh.

sdffsdfsdsfdfsdfsdsfd

Më pas vijnë me radhë Ernest Muçi (13.12%), Arbnor Muja (7.39%), Mirlind Daku (4.3%), Sokol Cikalleshi (4.22%), Nedim Bajrami (4%) Taulant Seferi (3.21%) dhe Myrto Uzuni (2.45%) mes emrave të zakonshëm në grumbullimet e kuqezinjve.

asddasdasadsadsasdasdads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"