Soler zëvendësoi Nejmarin në sfidën kundër Juves, Mbape: Nuk janë njësoj, por ne bëmë aq sa mundëm
Mesfushori i PSG-së, Karlos Soler startoi në fitoren kundër Juventusit pasi Nejmar u pezullua për akumulim kartoni. Mesfushori spanjoll kishte misionin e komplikuar për të zëvendësuar një lojtar kyç te PSG, por Kilian Mbape nuk dukej i lumtur për këtë vendim.
Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për mediat.
“Soleri nuk luan zakonisht si titullar. Ai është një lojtar i ndryshëm nga Nejmar. Ata nuk kanë të njëjtat karakteristika. Por hej, ne bëmë atë që mundëm, bëmë disa gjëra interesante dhe fituam ndeshjen”, u shpreh ai.
Largimi i Nejmar kishte një rëndësi të caktuar për Kilian Mbape, pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në sezon dhe kështu u përpoq ta shpjegonte në mikrofonat e mediave franceze.
PANORAMASPORT.AL
