Skuadrat do të kërkojnë fitoren, njihuni me duelin që do të mbyllë javën e 12-të në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 10:57

Skuadrat do të kërkojnë fitoren, njihuni me duelin që do të mbyllë javën e 12-të në Kategorinë e Parë

Ditën e sotme do të luhet takimi i fundit i javës së 12-të të Kategorisë së Parë.gfdh

Besa e Kavajës do të presë Vorën në orën 13:30 në stadiumin e Luzit. Një duel mjaft interesant mes tyre, ku të dyja ekipet do të kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa javësh.

Klodian Arbëri do të synojë 3 pikët e para në stolin e Vorës, ndërsa kërkon të mbajë hapin e ekipeve të kreut. Ndërkohë nga ana tjetër kavajasit pas dy barazimeve rresht kanë detyrim fitoren për t’iu larguar zonës së “Play-Out”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"