Skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë në fushë, mësoni rezultatet e ndeshjeve miqësore të luajtura sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2023 | 21:55

Skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë në fushë, mësoni rezultatet e ndeshjeve miqësore të luajtura sot

Klubet shqiptare vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri, i cili nis pas pak më shumë se sy javësh me Kategorinë Superiore. Shumë klube të Superiores, por edhe të të Parës, po bëjnë përgatitje intensive me ndeshje miqësore mes tyre, për të qenë sa më të gatshëm për këtë start.

egnatia

Sot janë luajtur a ndeshje të skuadrave që garojnë në elitë me rezultate shumë interesante, ashtu si edhe të skuadrave të së Parës, që janë pretendente për t’u ngjitur mes më të mirëve.

Një përballje Superioreje ishte ajo mes Egnatias dhe Laçit, e cila është mbyllur pa gola, teksa të dy trajnerët kanë provuar edhe afrimet e fundit të merkatos. Ndërkohë, Erzeni i Superiores është mundur me rezultatin 1-0 nga Flamurtari, që ka ambicie për t’u ngjitur nga Kategoria e Parë.

Edhe Elbasani ka hedhur sytë nga Superiorja, teksa sot barazoi në Korçë ndaj Skënderbeut me shifrat 2-2. Rival i verdhebluve do të jetë padyshim Bylisi, i cili mundi sot Besën me shifrat 2-0 në miqësoren mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"