Skuadra shqiptare nuk ia del të shkruajë historinë, mposhtet në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 21:49

Skuadra shqiptare nuk ia del të shkruajë historinë, mposhtet në finalen e Kupës

Skuadra shqiptare e Voska Sport, që militon në elitën e futbollit maqedonas, nuk ia doli të shkruante historinë, teksa u mposht në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-1 nga Tikveshi.  

IMG_5980-780x439

Skuadra nga Ohri nuk u dorëzua deri në fund, për të fituar për herë të parë në histori trofeun e Kupës, por fati nuk ishte me ta.

Voska nuk kishte shkuar asnjëherë më parë në finalen e Kupës, ndërkohë që suksesi historik shkoi në krahun e Tikveshit, që e fitoi për herë të parë këtë trofe.  Me fitimin e Kupës, tashmë Tikveshi do të luaj në garat eliminatore të Ligës së Konferencës këtë verë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"