“Skuadra ka filluar të më ndjekë”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos: Jam më shumë i kënaqur për lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 15:52

“Skuadra ka filluar të më ndjekë”, Mehmeti pas barazimit të Dinamos: Jam më shumë i kënaqur për lojën

Trajneri I Dinamos, Dritan Mehmeti, ka theksuar se ishte i kënaqur që ekipi i tij sot doli i pamposhtur nga fusha e lojës, por edhe sepse nuk pësoi gol, duke përmirësuar disi statistikat sezonale në këtë aspekt.

mehmeti

“Shumë e rëndësishme ishte që sot të mos humbnim. Sigurisht që e përgatita ekipin për fitore, por duke pasur probleme në fazën mbrojtëse, si skuadra që pësuam më shumë gola, është pozitive që sot nuk pësuam dhe kjo ishte e rëndësishme dhe kam punuar shumë në këtë aspekt, edhe në vendosje. Duke parë të tre ndeshjet, jam i kënaqur, sot jo më tepër për pikën por më shumë për lojën që ka ardhur në rritje. Skuadra ka filluar të më ndjekë dhe të bëjë detyrat që i kam dhënë dhe në pjesën e dytë ishim shumë më dominues. Më vjen keq se duhet që në zonën e 20 metrave të fundit duhej të ishim më të qetë dhe kujdesshëm në mënyrën se si të shkonim te goli, nxitimi të çon në gabim.

Vetëm dy ndërrime? Kur ke një skuadër ku ndjeja vështirësi me ndeshje kaq afër, kisha vështirësi të rifreskoja skuadrën. Janë ndeshjet e para, njohuria e pakët e disa elementëve që kam në skuadër, ka bërë që lëvizjet t’i bëj të kujdesshme. Sot nuk doja të bëja ndërhyrje se siç e theksova në pjesën e dytë ishim në ritmin e duhur, çdo gjë po funksiononte, po organizonim mirë dhe po e kërkonim golin në mënyrën e drejtë. Mendova që ndërrimet ishin më të përshtatshmet dhe duke parë që skuadra ishte në ekuilibër në të dy fazat, mendova që çdo ndërhyrje tjetër mund të ishte e tepërt. Ishim prezent pranë portës, edhe pse nuk ishim siç duhet me qetësinë mendore për të shkuar te momenti e fundit. Nëse Denison do të ishte më i saktë me veprimet e tij, duke kërkuar vertikalizim… Por jam i kënaqur, ndonjëherë zëvendësimet duhet të bëhen për mirë, por nganjëherë lojtarët mund të prishin menkanizmat dhe skuadra çekuilibrohet.

Duke pasur parasysh cilësitë e Andonit, kërkoja shumë më tepër zotërim topi, më shumë gjerësi dhe shkallëzim për të kërkuar thellësi me Zabërgjën dhe Denison, ia arrita qëllimti, edhe pse e kishim përgatitur ndryshe lojën. Andoni u fut shumë mirë në lojë, bëri atë që unë kërkova, është shumë i rëndësishëm për ne. E penalizon pjesa fizike se ka pasur shumë dëmtime. U mundova të kërkoj hapësirat gjatë gjithë kohës, të mos i jap pikë referimi duke larguar edhe Kaçorrin”, shpjegoi Mehmeti për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"