Skuadra e palodhur e Kapllanit, nga “arkitekti” te mjekët. Ja heronjtë e heshtur të Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 11:06

Skuadra e palodhur e Kapllanit, nga “arkitekti” te mjekët. Ja heronjtë e heshtur të Erzenit

Pas fitores spektakolare ndaj Vllaznisë, Erzeni “vesh” stofin europian për këtë javë duke u renditur i treti në një periudhë kampionati të ngjeshur me shumë sfida që e presin, ku e radhës është ajo ndaj Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe më pas për llogari të kampionatit ndaj Kastriotit në transfertë.

erzeni

Mund të shkruajmë pafund për shijakasit, që po gëzojnë një formë të mirë sportive duka na dhuruar plot emocione dhe duke e bërë edhe më të bukur kampionatin, por sot do t’ju prezantojmë me stafin, që po bën të mundur mbarëvajtjen e kësaj ecurie pozitive në një ambient energjik dhe plot harmoni.

TRAJNERI Meritat më të mëdha të krijimit të këtij grupi për sa i përket stafit në pankinë i takojnë trajnerit Xhevahir Kapllani, i cili në një kohë rekord pati nuhatjen të përzgjidhte elementët e duhur për krijimin e kësaj skuadre, që vetëm në pak ndeshje treguan se mund të luajnë futboll sikur kanë vite që njihen.

Askush nuk e mori seriozisht prononcimin e tij të parë para ndeshjes hapëse ndaj Vllaznisë, ku citonte se ky Erzen do të ishte një kockë e fortë për cilindo ekip dhe se besimi ishte i madh në grupin e krijuar.

I lindur në Durrës, karrierën më të madhe futbollistike e zhvilloi në qytetin e lindjes, por do të prezantohej si portier me ekipin e Erzenit në vitin 2001 dhe do të mbronte portën shijakase për dy vite.

Për sa i përket trajningut, si trajner i një ekipi të parë, eksperienca fillestare ishte me ekipin e Sukthit, që asokohe militonte në Kategorinë e Dytë dhe më pas për shumë vite do të drejtonte ekipet “zinxhir” të Teutës, grup me të cilin do të shpallej kampion.

Gjithashtu nëekipin e parë të Teutës do të stërviste portierët dhe do të ishte krahui djathtë i disa trajnerëve të Superiores asokohe. Tani drejton Erzenin, me të cilin u shpall trajneri i muajit shtator dhe është kandidat i fortë për të marrë të njëjtin trofeedhe për janarin.

ZËVENDËSTRAJNERI Një tjetër rol i rëndësishëm në stafin teknik të Erzenit i atribuohet zëvendëstrajnerit 29-vjeçar, Alfred Deliallisi, i cili deri vitin e shkuar do të ishte duke shkelmuar topin si futbollist për shijakasit.

Me një eksperiencë nëdisa klube të Superiores si lojtar, do të arrinte majat me Teutën duke shënuar edhe në kupat e Europës. Me zellin dhe pasionin që e karakterizon për sa i përket trajningut, e shikon në çdo ndeshje duke lexuar lojën dhe këshilluar në mënyrën e duhur Kapllanin.

TRAJNERI I PORTIERËVE Ish-portieri legjendar i Teutës, Kujtim Shtama, i cili do të spikaste me rekordin e tij prej 1227 minutash pa pësuar gol me ekipin bregdetar, është pjesë e stafit të Erzenit këtë sezon.

Si trajner i portierëve ka qenë gjithmonë pjesë e elitës, duke trajnuar mjaft portierë të talentuar në ekipe si Teuta, Kukësi, Laçi, etj.

PËRGATITËSI ATLETIK Përgatitësi atletik i lojtarëve të Erzenit, Aurel Locaj, është gjithashtu iniciatori i festimeve të veçanta në dhomat e zhveshjes. Ai konsiderohet gjithashtu si një aset mjaft i çmuar në stafin e Erzenit, duke qenë faktor përgjendjen fizike të lojtarëve. Më herët Locaj do të ishte preparatori i ekipit të Laçit, me të cilin pati rrugëtim dhe në kupat e Europës, ndërkohë që rolin e tij e luan dhe tek ekipi kombëtar imoshave.

MJEKËT DHEFIZIOTERAPISTËT Mjeku i ekipit, Adriatik Shahini,si dhe fizioterapistët Juxhin Alite, Bob Lila dhe Kejdi Keçi kanë pjesën e tyre të suksesit në ecurinë e Erzenit. Shahini është një nga mjekët emblemë të ekipit të Erzenit duke ofruar shërbimet e tij të panumërta pa hezitim për mbi 20 vite te lojtarët e aktivizuar me fanellën shijakase.

U janë bashkuar këtë vit një grup djemsh të talentuarnë fushën e fizoterapisë, të cilët këtë sezon kanë ndihmuar në riaftësimin e lojtarëve për të qenë sa më në formë në fushëne lojës.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"