Skuadra e Kategorisë së Parë “pazar” tek Egnatia, pritet edhe… Rafael Barbosa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 14:25

Skuadra e Kategorisë së Parë “pazar” tek Egnatia, pritet edhe… Rafael Barbosa

Shkumbini pret Rafael Barbosën. Edhe pse qarkulloi lajmi për arritjen e marrëveshjes së rinovimit, nuk ka ende asgjë zyrtare.

sHKUMBINI

Është shefi i klubit që konfirmon këtë për “Panorama Sport”. Lorenc Hasbajrami sqaron se bisedimet me sulmuesin vazhdojnë, por akord nuk ka ende. Këto dy ditë do të jenë intensive për ta bindur.

Klubi i ka varur shpresat te huazimet. Drejtuesit kanë gjetur konsensusin e Egnatias për t’i marrë borxh 4 lojtarë. Kujtojmë që Lorenc Pashja ka vendosur si kusht për firmën pikërisht përforcimet.

Nëse nuk ndërtohet një grup për të qenë, ai do ta lërë sërish pankinën e peqinasve. Sakaq, sot është planifikuar miqësore me Bylisin.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"