Skuadra e Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, afron edhe ish-futbollistin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 14:29

Skuadra e Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, afron edhe ish-futbollistin e Laçit

Maliqi vijon përforcimet në merkato. Pas Paolo Ivanit, ditën e sotme në stërvitje zbarkoi edhe ish-futbollisti i Laçit, Klejdi Rapo, i cili u vu menjëherë nën urdhrat e dyshes Malësija-Beqiri.

217583999_1159026944620624_5851813819221657780_n

Juglindorët duke filluar nga dita e sotme, e shtuan ndjeshëm dozën e përgatitjeve, duke zhvilluar nga 2 seanca, një paradite dhe një pasdite.

Me afrimin e Ivanit dhe Rapos, reparti ofensiv duket i konsoliduar, teksa në ditët në vijim, priten të tjera afrime në mbrojtje dhe mesfushë.

Vlen të theksohet se më herët, me bardhekuqtë u bashkuan edhe Kapllani, Kita dhe Këndezi.

Ditën e diel, maliqarët kanë planifikuar një tjetër test miqësor pas atij me Skënderbeun, teksa do të përballen me Tiranën në Pogradec.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"