“Skuadra e Inzagit kundër nesh do të vuante”, Materaci: Titulli kundër Milanit do të jetë historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 17:13

“Skuadra e Inzagit kundër nesh do të vuante”, Materaci: Titulli kundër Milanit do të jetë historik

Marko Materaci nuk është larguar kur rë nga bota zikaltër dhe e ndjek Interin thuajse në çdo ndeshje si tifozi i tyre më i çmendur. Ishmbrojtësi i Tripletës ka krahasuar këtë skuadër me atë që bëri histori nën drejtimin e Murinjos, por gjithashtu shpreh dëshirën që ta fitojë titullin në derbi sepse do të ishte diçka historike.

Materaci

Është më bukur të fitohet titulli në derbi apo të vendoset rekordi i pikëve që ka pasur Juventusi i Kontes?

Rekordi i pikëve nuk më intereson aspak. Preferoj më shumë që ta fitoj në derbi. Rekordet e pikëve janë krijuar për t’u thyer, ndërkohë që fitorja në derbi do ta bënte Interin që të ishte në histori.

Ky Inter ka diçka të ngjashme me Interin e Tripletës?

Mund të krahasohen si grupe, pasi lojtarët argëtohem tani ashtu si në kohën tonë. Ka një dëshirë të madhe për të qëndruar bashkë. Sipas mendimit tim, ky Inter luan më mirë futboll, por nëse do të përballeshim sigurisht që nuk do ta kishin aspak të lehtë. Me gjithë respektin për ata që po bëjnë histori për yllin e dytë në fanellë nëse shihni se kë kishim ne në skuadër do të trembeshin. Kishim Maikonin, Zanetin, Kambiason, Stnakoviçin, Etonë, Militon, Tiago Motën, Lusion, Samuelin, Kordobën apo Hulio Sezarin. Por duhet ta pranoj që këta tani luajnë realisht shumë mirë. Nuk e di nëse do të kishin shanse me ne.

A ka një lojtar simbol në këtë kampionat që është thuajse i fituar?

Të gjithë kanë qenë protagonistë në këtë skuadër dhe është shumë e vështirë për të gjetur një simbol. Që nga ata që kanë ardhur të fundit si Pavar apo Fratezi, i cili sa herë futet në fushën e lojës jep më të mirën për Interin. Kjo është gjëja më e bukur për këtë Inter. Pastaj kapiteni Lautaro Martinez është simbol. Shpresoj që të firmosë sa më shpejtë duke parë se sa shumë e do skuadrën dhe si e nderon shiritin e kapitenit. Pa harruar Barelën apo Bastonin. Unë kam një pikë të dobët për italianët sepse kur unë luaja tek Interi kishte shumë pak italianë. Një nga ëndrrat e mia ishte që të kisha një skuadër plot me italianë. Tani kemi katër apo pesë lojtarë në kombëtare dhe kjo është gjëja më e bukur.

Eliminimi nga Champions-i është një zhgënjim?

Po. Është zhgënjim, por duhet parë ashtu si finalja e humbur në sezonin e kaluar. Ajo i dha bindje Interit që është një skuadër e fortë. Shumë njerëz mendonin se zikaltrit arritën atje me fat, por në fakt ishin gati për ta fituar. Në atë humbje skuadra gjeti besimin për t’u ndier e fortë dhe kjo ishte gjëja më e bukur. Kur shkon në fushë dhe mendon se mund të fitosh ndaj çdo skuadre nuk ka të paguar. Për fat të keq, këtë herë kundërshtari ishte i rrezikshëm, një skuadër teknike dhe që lufton për topin në çdo zonë. Për më tepër eliminimi erdhi me penalltitë. Janë gjithmonë një lotari e rrezikshme, edhe pse unë nuk duhet të ankohem prej penalltive.

Ku ka më shumë nevojë skuadra për t’u forcuar për sezonin e ardhshëm?

Realisht nuk ka ndonjë repart të veçantë që kërkon përforcime. Kemi një grup drejtuesish që nuk e ka asnjë skuadër, jo vetëm në Itali, por as në Europë. Njerëz si Marota, Auzilio apo Antonelo që janë duke e ringritur Interin aty ku e meriton dhe ku është dimensioni i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"