Skuadra e dytë e Vllaznisë barazon testin me Besëlidhjen, braziliani Gomesh i dërgon “SMS” trajnerit Osmani me dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 18:41

Skuadra e dytë e Vllaznisë barazon testin me Besëlidhjen, braziliani Gomesh i dërgon “SMS” trajnerit Osmani me dy gola

Në kuadrin e dy ditëve Vllaznia ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ku trajneri Qatip Osmani ka pasur mundësi që të testojë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. Dje titullarët fituan 3-1 testin ndaj Laçit, ndërsa sot rezervat dhe të rinjtë kanë zhgënjyer disi duke mos shkuar më shumë se një baarzim 2-2 me Besëlidhjen, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë.

VL

Miqësorja me lezhjanët u zhvillua në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe Besëlidhja kaloi në avantazh që në minutën e katërt me golin e lezhjanit Bardulla. Në minutën e 31-të Vllaznia arrin të barazojë rezultatin me brazilianin Bruno Gomes, i cili arriti të finalizojë pasimin e dhënë nga Dulaj. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.

Pjesa e dytë nis më mirë për kuqeblutë, që në minutën e 60-të kalojnë në avantazh me sulmuesin Gomesh, i cili dha një sinjal të mirë për trajnerin Qatip Osmani në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit.

Tre minuta më vonë lezhjanët fitojnë një penallti, por Bruka shpërdoron nga pika e bardhë, duke  dërguar topin jashtë kuadratit të portës së Vllaznisë. Por besëlidhja nuk dorëzohet  dhe në minutën e 76-të Marku barazon shifrat në 2-2 me na të një goli spektakolar. Në minutat në vijim rezultati nuk pësoi ndryshim dhe gjithçka u mbyll në barazimin 2-2.

BRUNO GOMESH

 VLLAZNIA- BESËLIDHJA 2-2

Bruno Gomez 31′, 60’/ Bardulla 4′, N. Marku 76′

VLLAZNIA: Mehidri, Brahimi, Hakaj, Juriç, Selmani, Sala, Dulaj, Zaganjori, Ara, Xhe. Kapllanaj, Bruno Gomesh. (U aktivizuan: Lekaj, Rroku, Xhu. Kapllanaj, Shimaj, Hajdari, Shpuza, Halili). Trajner: Qatip Osmani

BESËLIDHJA: Gjoka, Ruqi, Gjikolaj, Dibra, Vukaj, D. Marku, Bruka, Bardulla, Musaraj, Pergjoni, Danaj. (U aktivizuan: Marleci, Alcani, N. Marku). Trajner: Dritan Smajlaj

Gjyqtarë: B. Dragusha, S.Hyseni, A.Kastrati

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"