Skënderbeu u solli fat, Kukësi do një tjetër rinisje. Ekipi i trajnerit Nica pret fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 20:50

Skënderbeu u solli fat, Kukësi do një tjetër rinisje. Ekipi i trajnerit Nica pret fitoren

Kukësi duket se e ka lënë pas humbjen me Tiranën, e cila për nga mënyra se si erdhi ishte një “thriller” më vete. Nga dy golat në fund dhe te pretendimet me gjykimin, por ajo që vret më shumë është fakti që të besuarit e Nicës dolën pa pikë nga kjo transfertë.

kukesi

Megjithatë, kampionati është shumë i ngjeshur dhe nuk ka më kohë për të menduar atë që shkoi. Skuadra tani është përqendruar totalisht te ndeshja e nesërme me Skënderbeun. Duke qenë se luhet në Kukës, blutë janë të dënuar për të marrë maksimumin, edhe pse nuk do të jetë një sipërmarrje e lehtë.

SKËNDERBEU – Nga Skënderbeu te Skënderbeu. Kukësi rigjen sërish skuadrën nga e cila mori pikët e para në kampionat dhe në njëfarë mënyre i hapi rrugën një serie, deri diku, rezultatesh pozitive dhe largimit nga vendi i fundit. Pikërisht në sfidën e parë në Korçë fitonin me një gol spektakolar të Ermir Reçit dhe në fund blutë dalin me tri pikë nga ajo transfertë. Nëse sot skuadra ka fituar besimin në vetvete është pikërisht si meritë e atij rezultati, çka tregoi se verilindorët janë një ekip që nuk kanë hyrë të dorëzuar këtë sezon.

Duket se edhe tani është pak a shumë e njëjta situatë edhe pas një faze, me ekipin që vjen pas tri ndeshjesh që nuk gjen fitoren. Janë koleksionuar dy humbje me Tiranën dhe Egnatian si edhe një barazim pa gola në “Kukës Arena” ndaj ekipit të Dinamos. Ndaj, në njëfarë mënyre mund të thuhet se skuadra është në një minikrizë dhe shpresat për t’u rikthyer te fitoret janë varur te përballja e nesërme me Skënderbeun.

MBIJETESA – U duk se për pakjavë skuadra e “harroi” fjalënmbijetesë, sepse iu largua disi fundit, por këto ethe janë rikthyer sërish. Për këtë arsye, fitorja ndaj korçarëve është enevojshme edhe në aspektinpsikologjik, që skuadra të mosmendojë të paktën për pozicionet e fundit, por të shohin për të zënë një vend më lart, sepseedhe vendi i katërt nuk ështëlarg. Megjithatë, për momentinskuadra është e shfokusuar ngaklasifikimi, sepse kështu si poshkon ky kampionat, skuadraderi në fund të edicionit do tëjetë nën ethet e mbijetesës dhenjë vendi mes katër më tëmirave.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"