Skënderbeu synon Migjen Bashën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 14:29

Skënderbeu synon Migjen Bashën

BashaSkënderbeu po përje ton një moment magjik dhe historik kur duket vetëm 90 minuta larg sigurimit të grupeve të Ligës së Europës dhe njëkohësisht edhe shansit që mund të bëhet pjesë e grupeve të Ligës së Europës. Gjithçka pritet të zyrtarizohet sot në mbrëmje, kur korçarët do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Milsamit pas fitores 2-0 që arritën në sfidën e parë.

Një hap larg kualifikimit në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve dhe me një ëndërr që mund të vazhdojë gjatë, drejtuesit e klubit po bëjnë gjithç- ka për më të mirën e skuadrës. Menjëherë pasi të sigurojë kualifikimin ndaj Milsamit, pritet që të ndërhyhet sërish në merkato, për të arritur marrëveshje të tjera me lojtarë që do të rrisin akoma më shumë forcën e ekipit. Sigurisht, përparësinë më të madhe do ta ketë reparti i mbrojtjes që, pas mungesës së Arapit edhe për dy takime të tjera, por edhe dëmtimit të Osmanit, do të ketë përforcime që do të riformojnë atë repart që thuajse është në emergjencë.

Basha

Burime të sigurta pranë presidentit Ardjan Takaj bëjnë me dije se tashmë numri një i klubit duket se e ka gati një goditje, të cilën pritet ta zyrtarizojë menjëherë pas ndeshjes së sotme kundër Milsamit, në një kohë që kjo nuk do të jetë e vetmja. Në zyrën e presidentit është një listë me emra, të cilat Takaj po i shikon me kujdes së bashku me trajnerin Josa. Por, emri që tërheq më shumë vëmendjen është ai i Migjen Bashës. Ish-mesfushori i Torinos dhe pjesë e Kombëtares shqiptare tashmë është pa ekip dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Skënderbeut që kërkon të marrë shërbimet e lojtarit të përfaqë- sueses. Mesfushori mund jetë gati të përfitojë nga aventura që e pret Skënderbeun në Europë dhe sigurisht që nuk do të kishte arsye ta refuzonte një kontratë 6-mujore me ekipin kampion të Shqipërisë. Gjithsesi, asgjë për momentin nuk është e konfirmuar, teksa pritet që shumë shpejt merkato e Skënderbeut të marrë një rrugë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"