Skënderbeu përgatit “grackën” për Teutën, Shaqe në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 14:00

Skënderbeu përgatit “grackën” për Teutën, Shaqe në dyshim

Skënderbeu po vijon punën për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës. Ky takim do të luhet më 24 nëntor në orën 17:00 në stadiumin e Korçës. Për bardhekuqtë është një ndeshje, e cila ka shumë rëndësi sa i përket ecurisë së korçarëve, që kërkojnë rikthimin te fitorja pas pesë ndeshjesh mungesë.

SKENDERBEU

Kjo edhe për faktin se me një fitore korçarët konsolidojnë disi pozicionin në renditje, duke u shkëputur nga një kundërshtar direkt, që ndodhet vetëm dy pikë larg. Prandaj, në të tilla kushte, trajneri i Skënderbeut po kërkon që të përgatisë të tijtë për një ndeshje pozitive dhe mbi të gjitha për një skuadër të qetë, që do të kërkojë vetëm fitoren.

E për ta bërë një gjë të tillë, numri një i pankinës korçare po mendon jo vetëm përgatitjen tekniko-taktike të lojtarëve të tij, por edhe në aspektin psikologjik.

“Terapi” kjo, më se e nevojshme kur vjen pas një ngjarjeje të tillësi ajo e 11 nëntorit, por edhe për vetë faktin se luhet përballë njëkundërshtari direkt dhe mungesae fitores mund ta fusë në ngërçdhe presion ekipin.

Edhe ditën edjeshme në seancën stërvitore trajneri është përpjekur që të largojë presionin nga të tijtë dhe tësjellë frymën e ngrohtë dhe qetësinë te korçarët. Në fjalët e tij drejtuar grupit të lojtarëve vihen regjatë gjithë kohës nota optimizmi nga ana e mbi të gjitha qetësi për grupin e lojtarëve. Gvozdenoviç vijon të përsëritë se ekipi është duke punuar mirë dhelojtarët duhet të jenë të qetë, pamenduar më shumë sesa ndeshja e së enjtes.

MUNGESAT – Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ndërprerja,sërish në kampin bardhekuq vijojnë të jenë të pranishme mungesat e dy lojtarëve. Uçe ështëi sigurt që do të mungojë edhe për disa javë e për pasojë mundtë mbyllë muajin nëntor i dëmtuar.

Nga ana tjetër, të gjitha shpresat janë te rikuperimi i Klevis Shaqes. Lojtari ka vijuar i diferencuar përgatitjet edhe ditën e djeshme. Por shpresat janë ende prezente se mund të rikuperohet.

Përmirësimet në kavilje janë të dukshme, por do të jetë dita e hënë ajo që do të vendosë nëse Shaqe ia del të bashkohet me ekipin apo duhet të bëjë pa mbrojtësin në ndeshjen e shtëpisë përballë Teutës.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"