Skënderbeu kualifikohet në Kupë pa luajtur, Delvina shmang udhëtimin për në Korçë. Reagon trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2023 | 11:20

Skënderbeu kualifikohet në Kupë pa luajtur, Delvina shmang udhëtimin për në Korçë. Reagon trajneri

Largësia Delvinë-Korçë në kilometra, por dhe mos pasja e pretendimit për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë ku përballë kishin Skënderbeun ka detyruar deliviniotët të mos udhëtojnë drejt qytetit juglindor.

delvina

Në një bisedë të shkurtër për “Panorama Sport” trajneri Markeljan Alinani u shpreh:

“Eshte e kotë për t’u munduar, pasi objektivi ynë primar nuk është kupa, por kampionati. Janë shpenzime të mëdha dhe të papërballueshme për një distancë të tillë. E dimë vlerën e kundërshtarit dhe e pamë të pamundur që të udhëtonim drejt Korçës”.

FATOS LAMAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"