Skena të frikshme/ Qese kufomash me fotot e tyre, tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 21:24

Skena të frikshme/ Qese kufomash me fotot e tyre, tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje

Skena horror u regjistruan nga tifozët e Bahias në Brazil! Këta të fundit kërcënuan me vdekje lojtarët e ekipit në rast të rënies nga kategoria. 

-800-0-1701879372xbahia-906

Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales. Tifozët kanë dashur të shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik. 

Bahia do të përballet me vendin e dytë Atletiko Mineiro, teksa fati nuk është vetëm në këmbët e tyre. Përveç fitores së Bahias, nevojitet edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasko Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë. 

Ndërkohë që kërcënimi i bërë nga tifozët për lojtarët është duke bërë xhiron e rrjetit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"