“Skemë e përshtatshme”, Gjasula: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë, jam optimist për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 23:01

“Skemë e përshtatshme”, Gjasula: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë, jam optimist për të ardhmen

Klaus Gjasula u aktivizua titullar në duelin ndaj Polonisë, ku Kombëtarja kuqezi u mposht me rezultatin 1-0. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori shqiptar ndër të tjera u shpreh:

gjasulaaaa

“Goli që pësuam ishte një faull, u kthye topi, shkoi në shtyllë, nuk duhet ta pësonim atë golin. Nuk ishte çështje skeme. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë me topin. Mënyra si luajti ekipi sot ishte OK. Ishte e përshtatshme skema.

Unë jam shumë optimist për ndeshjet e ardhme. Barazimi do të ishte në rregull. Gjithsesi kështu është futbolli. Në të ardhmen do të bëhet akoma më mirë dhe do të jemi optimistë të gjithë bashkë.

Me këtë skemë nuk kishim luajtur, punuam shumë në këtë javë. Trajneri i provoi të gjitha. Ne jemi të 3 mesfushorë qendra dhe në atë pozicion luajmë”, u shpreh Gjasula.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"