Skema dhe interpretimi/ Pa plan e pa ide, ja si Milani ra në grackën e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 22:45

Skema dhe interpretimi/ Pa plan e pa ide, ja si Milani ra në grackën e Interit

Për të analizuar problemet e Milanit në derbi, mund të nisemi nga të dhënat më të menjëhershme dhe sipërfaqësore: Ekipi i Piolit luan me skemën 4-2-3-1, Interi 3-5-2. Shifrat e moduleve, siç na mësojnë trajnerët, janë pak të dobishëm. “Djallit”, megjithatë, i pëlqen të ushtrojë presion të lartë, sidomos nëse ka rivalë si referencë.

milan-inter-pronostico-champions

Në këtë kuptim, 4-2- 3-1 përshtatet në mënyrë të përkryer me 3-5-2. Fantazistët dhe sulmuesi barazojnë rombin e ndërtimit, mesfushorët çiftëzohen me mesfushorët, mbrojtësit e krahut ngrihen tek anësorët, rivalë dhe dy qendërmbrojtës qëndrojnë duke markuar dy “pykat”. Me pak fjalë, krahasimi mes dy moduleve favorizon natyrshëm krijimin e dueleve në fushë të hapur nëse ndiqet kundërshtari direkt.

NË NDËRTIM – Pioli kishte zgjedhur një taktikë që e përdor shpesh, sidomos kur ekipi i tij nuk luan me regjisor, si në ndeshjet kur mungonte Benaseri. Çau dhe Tomori qarkullojnë topin nga njëra korsi në tjetrën, ndërkohë që Kruniç ngrihet për të dhënë një pikë referimi vertikale. Zgjidhjen duhet ta japin korsitë. Në njërën ngrihet Hernandez e në tjetrën anësori referencial. Të martën ishte Mesiasi, megjithatë kuqezinjtë vuanin bllokimet “tek për tek” të zikaltërve.

Xheko dhe Lautaro alternoheshin në presing, ndërkohë që qarkullimi milanist bëhej i ngadaltë dhe i parashikueshëm. Mesiasi shtypte shpesh Dimarkon, por nuk arriti ta kalojë kurrë, ndërkohë që në të majtë, Leao me frena dore dhe Hernandez nuk zbritën kurrë si në kohët e arta. Për pasojë, vertikalizimet dhe duelet në fushë të hapur e me shpejtësi nuk ishin kurrë një armë që Milani mundi ta përdorte.

PRESING – Ekipi i Piolit vuajti edhe në presing. Sidomos në momentet e para kur Interi luajti pa regjisor. Çalhanoglu, Mikhitarian dhe Barela shkëmbenin shpesh pozicionet dhe presingu në mesfushë i Tonalit dhe Kruniçit nuk dha efekte. Aq më tepër që pa shumë koordinim gjërat ndërlikoheshin. Zhiru e Diaz shpesh vraponin të vetëm, ndërkohë që Leao nuk bënte kurrë presion ndaj Darmianit e aq më pak të ndiqte ndonjëherë Dumfrisin.

Edhe kur Milani e bënte saktë lëvizjen, Brozoviç zbriste në thellësi të zonës së tij duke udhëzuar Açerbin të ngrihej si regjisor fals. Kjo manovër çaktivizonte sistematikisht orvatjet milaniste për të fituar topin në gjysmëfushën e Interit.

PA ALTERNATIVA – Që stoli i Milanit nuk po jep asgjë, është një karakteristikë e theksuar fuqishëm në muajt e fundit. Për pasojë, Pioli nuk mund të ndryshonte shumë taktikisht. Nuk ka një alternativë për Leaon, e aq më pak për Zhirunë, teksa Mesias apo Salmakers në të djathtë nuk kanë shumë diferenca mes tyre. Për pasojë, shpesh Tonali ulej për të tentuar topin e gjatë ose pas shpinës rivale, një dinamikë që nuk rezultoi kurrë e suksesshme.

Edhe spostimi i Leaos në qendër nuk dha efekte, qoftë për forcat e shumta në atë zonë nga ana e Interit, qoftë për formën me të cilën portugezi u paraqit në derbi. Sidoqoftë, pa alternativa, numerike apo taktike, ky ishte një tjetër aspekt që Milani humbi një përqindje të madhe të derbit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"