Skandali në ndeshjen Partizani-Tirana, FSHB thirrje publike: Është njollosur imazhi i basketbollit, të shmanget dhuna sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 17:30

Skandali në ndeshjen Partizani-Tirana, FSHB thirrje publike: Është njollosur imazhi i basketbollit, të shmanget dhuna sportive

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, teksa basketbollistet Antoinette Bannister dhe Ebi Dishnica u bënë protagoniste ku nuk munguan as grushtet. Federata Shqiptare e Basketbollit ka dalë në një deklaratë për shtyp teksa bën thirrje publike për të shmangur dhunën sportive. Ndër të tjera ata bëjnë me dije se janë vënë në lëvizje struktura përkatëse për të shqyrtuar faktet në lidhje me sherrin e ndodhur.Collage-Maker-20-Apr-2023-09-35-AM-4342-1 (1)

DEKLARATË PËR SHTYP

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon dhe kërkon ndjesë publike për ngjarjen e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së dytë, gjysmë finale play off, Kategoria e I-rë femra, Partizani vs Tirana, datë 19 Prill 2023 në ambjentet e pallatit të sportit Asllan Rusi.

Vlerat ndërnjerzore, respekti në fushën e lojës dhe jashtë sajë janë shtylla kryesore e një gare sportive të cilat lartësojnë misionin publik të një sporti. Të indinjuar për ngjarjen e ndodhur, e cila ka njollosur imazhin e basketbollit në vend, duke marrë përmasa mediatike të pakontrolluara dhe që fatkeqësisht ndodh ndërmjet ekipeve më me zë të basketbollit shqiptar të femrave, në fazën më të rëndësishme dhe emocionuese, Play Off.

Degradimi i situatës në përleshje fizike ka vënë në pikpytje punën tonë, të shoqatave anëtare dhe komunitetit të basketbollit në përgjithsi për edukimin dhe implementimin e vlerave të integritetit dhe respektit në fushën e lojës dhe jashtë sajë. Ndjejmë për detyrë të bëjmë këtë thirrje publike, për të shmangur dhunën sportive dhe për të ndjekur vlerat e FAIR PLAY nga të gjithë aktorët e basketbollit, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, tifozë! Bëjmë me dije se, janë vënë në lëvizje strukturat përkatëse për të shqyrtuar faktet e dhunës së shfaqur në këtë ndeshje, gjithashtu një mbledhje e jashtëzakonshme kryesie zhvilloi punimet për këtë qëllim, vendimet e të cilave do të bëhen publike.

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar shoqatën “Partizani Basket” si organizatore e ndeshjes për dështim në masat e sigurisë. Gjithashtu, janë ndëshkuar për sejlljen antisportive dhe në bazë të relatimit zyrtar të ndeshjes, lojtaret: Antoinette Alyssa Bannister (nr.33, Partizani), Lasonja Lavette Edwards (nr.22, Partizani), Ebi Dishnica (nr.12, SK Tirana) dhe Enisa Qosja (nr.23, SK Tirana). Konsiderojmë të rëndesishme vijimsinë e kampionateve dhe përmbylljen me sukses të tyre dhe në rast të përsëritjes së incidenteve të tilla do të merren vendime ekstreme për çdo cënim të vlerave sportive. Duke u distancuar nga akte të tilla, ftojmë të gjithë pjesëmarrësit të udhëhiqen nga fryma e respektit!

FSHBvm,nv

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"