Skandali me “Topin e Artë” të Mesit, PSG-ja reagon ashpër për akuzat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 11:30

Skandali me “Topin e Artë” të Mesit, PSG-ja reagon ashpër për akuzat

Reagimet nuk kanë munguar as nga ish-klubi i Lionel Mesit, Paris SG-ja, e akuzuar për lobime e presione për të favorizuar argjentinasin. Klubi i drejtuar nga Naser Al-Khelaifi ka mohuar akuzat se ata u përpoqën t’i bënin presion organizatorit të “Topit të Artë” për t’i dhënë Lionel Mesit çmimin prestigjioz në vitin 2021.

mesi al khelaifi

Pas mbretërimit të tij të gjatë të suksesshëm në Barcelonë, ylli argjentinas ishte bashkuar me PSG-në në fillimin e sezonit 2021-2022 dhe ishte në një rivalitet të ashpër për “Topin e Artë” me sulmuesin polak Robert Levandovski.

Gjigantët francezë janë akuzuar se u përpoqën të ndikojnë tek organizatorët e çmimit. Në reagimin e tij klubi e ka etiketuar këtë hetim një blof, duke përjashtuar kategorikisht angazhimin e saj në trafikimin e votave për Lionel Mesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"