Skandali me stadiumet/ Si tallen me Elbasanin, verdheblutë diskriminohen në qytetin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 10:09

Skandali me stadiumet/ Si tallen me Elbasanin, verdheblutë diskriminohen në qytetin e tyre

Ajo që ndodhi këtë javë me Elbasanin është një skandal i vërtetë. Në kufijtë e marrëzisë madje… Po, sepse skuadra e këtij qyteti, që ka edhe një nga stadiumet më të mira në Shqipëri, nuk luan dot në fushën e vet. Do të luajë në Pezë sot, pikërisht në kompleksin “Internacional” në periferi të kryeqytetit ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Dytë kundër Murlanit, një skuadër kjo që përfaqëson zonën e Vaut të Dejës.

Elbasan Arena

Pra, Elbasani ka stadium, por nuk luan dot në qytetin e tij dhe me gjasë nuk ka asnjë shpresë të rimëkëmbet klubi që ka fituar dy herë titullin kampion në Shqipëri. Stadiumi “Elbasan Arena” u rikonstruktua me fonde të FSHF-së dhe të qeverisë shqiptare, por askush nuk iu jep një përgjigje qytetarëve të Elbasanit se përse skuadra e tyre nuk luan më në stadiumin e saj.

261408367_1311744659268480_6232888078351903386_n (1)

Në fakt, vetëm ajo e ka “të ndaluar” të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e saj, sepse kushdo tjetër që paguan tarifën e kripur të vendosur nga federata mund të luajë kur të dojë. Një situatë e padenjë dhe për më tepër mbi kurrizin e një prej klubeve që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, paçka se sot përpëlitet në luftën për ekzistencë.

261417728_428863268691516_83374693332515176_n

“MOÇALET” – Çudirat e FSHF-së nuk mbarojnë! Mjafton të shohësh se në çfarë fushash janë zhvilluar ndeshjet në disa stadiume javën e fundit për të kuptuar se nuk respektohet më asnjë rregullore dhe se gjithçka ka mbërritur në kufijtë e qesharakes. Në Gjirokastër u zhvillua të dielën Luftëtari-Flamurtari, një përballje që deri dy vite më parë ka dhënë kënaqësi për tifozët, jo vetëm të të dyja skuadrave. Sot, si për ironi të fatit, militojnë të dyja në Kategorinë e Dytë, ndërsa në përballjen e luksit për këtë nivel kampionati u detyruan të luanin në “moçal”.

1

Ndeshja për fat të mirë transmetohej direkt nga kanali lokal, por çfarë të shikojë në fushën e Gjirokastrës? Topi ngecte për shkak të shiut të dendur dhe sipas rregullores kjo ndeshje nuk duhej të ishte zhvilluar, mirëpo delegatët dhe arbitrat e FSHF-së nuk morën asnjë masë.

bandicam 2021-11-28 14-59-46-202

Thjesht qëndruan si spektatorë duke injoruar çdo normë sportive. Këtë nuk e bënë vetëm në Gjirokastër, por edhe në Përmet, Këlcyrë dhe Tepelenë. Fotot e fushave të këtyre stadiumeve kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në 48 orët e fundit. Një skandal i vërtetë!

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE

FOTO SKANDAL/ Luftëtari-Flamurtari u luajt në “moçal”, bashkia e Gjirokastrës nuk mirëmban dot as fushën!

VIDEO/ Skandal në Kategorinë e Dytë, ndeshjet luhen në kushte ekstreme të fushave

VIDEO/ Jo vetëm Kategoria e Dytë, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme të fushës luhet sfida Besa-Tomori

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"