SKANDAL NË PARIS/ Skena të turpshme, ylli i Brazilit goditet me… banane (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 14:46

SKANDAL NË PARIS/ Skena të turpshme, ylli i Brazilit goditet me… banane (VIDEO)

Brazili ka fituar miqësoren e fundit para kampionatit botëror në Katar, duke shpartalluar Tunizinë 5-1. Megjithatë, takimi i luajtur në Paris ka parë skena të shëmtuara.

RICARLISON 2

Në ditën kur lojtarët e Brazilit kanë shpalosur një baner kundër racizmit me shprehjen “Pa lojtarët e zinj nuk do të kishim pesë yje në fanellë”, skenat aspak të këndshme janë përsëritur në “Parc des Princes”.

Gjithçka ndodhi në minutën e 19-të, kur sulmuesi i Brazilit dhe Totenhemit në kampionatin anglez, Riçarlison, ka shkuar drejt flamurit të këndit për të festuar golin që i dha epërsinë 2-1 skuadrës së tij.

Pikërisht, teksa sulmuesi festonte golin e shënuar, drejt tij është lëshuar një banane. Ka qenë më pas shoku i tij i skuadrës, Fred, që ka shkelmuar bananen jashtë fushës.

Gjithsesi, imazhet me bananen drejtuar sulmuesit të Brazilit kanë bërë menjëherë xhiron e botës, në episodin e radhës të shëmtuar të sjelljeve me natyrë raciste.

Ky ishte rasti i dytë kur një lojtar brazilian ofendohet, teksa gjithçka kishte nisur javë më parë në derbin e Madridit, kur Vincius Zhunior u ofendua në kor nga tifozët e Atletikos me thirrjet “Vinicius është një majmun”.

Kjo ishte dhe arsyeja parësore përse lojtarët e Brazilit vendosën të zbrisnin në fushë kundër Tunizisë duke mbajtur banerin kundër çdo forme racizmi në futboll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"