Postuar: Qershor 1, 2023 | 23:59
“S’jam i mërzitur, uroj Egnatian për Kupën”/ Lika akuzon: Titullin na e morën…
Portieri i Tiranës, Ilion Lika ka folur pas humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë.
“Sjam i mërzitur, uroj Egnatian për Kupën. Ne moralisht jemi kampionë, e dimë se si na e morën kampionatin s ishte e thënë për të fol më për të. Djemtë e mi janë kampionët e Shqipërisë, kjo Tiranë arrin të trembë kundërshtarët. I uroj shokët e mi, trajnerin, ne jemi kampionë, jemi dëmtuar ekonomikisht, presidenti ka humbur shumë. Përshëndes tifozët dhe familjen time. Do vazhdojmë ne jemi Tirona ne do synojmë edhe sezonin e ardhshëm të gjitha trofetë e mundshëm”, tha ai për “Oversport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"