“Situatë e keqe njëlloj si Calciopoli”, përgjimi tronditës i drejtuesit të Juventusit bën të dridhen bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 22:07

“Situatë e keqe njëlloj si Calciopoli”, përgjimi tronditës i drejtuesit të Juventusit bën të dridhen bardhezinjtë

Një përgjim i bisedave mes drejtuesve të Juventusit, ka nxjerrë në pah faktin se edhe këta të fundit mendojnë se situata e klubit bardhezi në këto momente është po aq kritike sa ajo në vitin 2006 kur ai u rrëzua në Serinë B për shkak të procesit “Calciopoli”.

juventus

Manipulimet e bilanceve me fryrje shifrash apo nëpërmjet plusvalencave, kanë bërë që Prokuroria e Torinos të hapë hetim zyrtar për bardhezinjtë dhe përgjimet tregojnë se edhe drejtuesit kanë frikë se do të ketë një tjetër çështje të hapur që mund të ketë të njëjtat pasoja. Ata duket se pritnin një goditje të rëndë pasi këto hetime filluan dhe u bënë publike të dhënat.

“Një situatë kaq e keqe është parë vetëm me Calciopoli”. Kjo është përmbajtja e një pohimi që një drejtues i Juventusit, tani mes të hetuarve nga Prokuroria e Torinos, i ka bërë drejtorit sportiv të klubit bardhezi që nuk figuron mes të hetuarve rreth kësaj çështje më datë 22 korrik 2021, pak ditë pas lajmit se janë hapur hetimet.

Hetuesit e kanë siguruar këtë përgjigje nga një bisedë në një restorant të dy personave në fjalë, teksa po kontrollohen edhe bashkëbisedime të tjera të cilat mund të hedhin dritë edhe më shumë mbi rolin që kishte çdo personazh brenda klubit të Juventusit në manipulimin e bilanceve financiare për të shmangur Fair Play Financiar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"