Situatë absurde në Gjermani/ VAR-i anulon penalltinë e Dortmundit pasi ishte ekzekutuar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:24

Situatë absurde në Gjermani/ VAR-i anulon penalltinë e Dortmundit pasi ishte ekzekutuar (VIDEO)

Një situatë absurde e cila ka bërë xhiron e rrjetit, është regjistruar në ndeshjen e Bundesligës mes Borusia Mynshengladbahut dhe Borusia Dortmund.  

69f1b9

Në pjesën e dytë, teksa rezultati ishte 1-2, arbitri akordoi penallti për Borusia Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adejemit. 

 Sabicer, shënuesi i dy golave të parë, u shfaq nga njëmbëdhjetë metra dhe e shndërroi penalltinë në gol për të kompletuar “tripletën” e tij personal dhe 3-1 për skuadrën e tij. 

Gjatë festës, megjithatë, arbitri i ndeshjes, Florian Badstubner, ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin. Penalltia në fakt u realizua pa miratimin e arbitrit dhe në mes të një rishikimi në VAR.  

Gjyqtari i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, duke e kthyer vendimin e tij: pa penallti dhe rrjedhimisht pa gol të tretë për Sabicer. Një episod që krijoi konfuzion tek tifozët, por që nuk ndikoi në fitoren e Borussa Dortmundit që fitoi me rezultatin 1-2. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"