Situata mes Rafael Leaos dhe Milanit, avokati i portugezit jep lajmin e mirë për tifozët: Lajme të rreme dhe shpifje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:00

Situata mes Rafael Leaos dhe Milanit, avokati i portugezit jep lajmin e mirë për tifozët: Lajme të rreme dhe shpifje

Rinovimi i Rafael Leaos është kthyer në prioritet në këto muaj për Milanin por deri tani, firma në kontratën e re nuk ka ardhur. Kjo ka bërë që në mediat italiane të shfaqen vazhdimisht lajme për dëshirën e lojtarit për të ndryshuar kushte et marrëveshjes duke ulur klauzolën e larigmit për të mundësuar largimin nga kuqezinjtë.

leao

Situatë e cila ka lënë të pakënaqur avokatin e Rafael Leaos, Ted Dimvula, i cili në një prononcim për “Sky Sport”, ka hedhur poshtë këto zëra.

“Prej disa javësh po shohim një rritje lajmesh të rreme dhe të pabaza që kanë lidhje me Rafael Leao. Këto informacione shpifëse kanë vetëm një qëllim: që të paralizojnë dialogun miqësor dhe profesional që kemi me drejtuesit e Milanit sa i përket rinovimit të kontratës së Rafael.

Për momentin po punojmë bashkë për të gjetur një zgjidhje që kënaq të dy palët. Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar, dëshiron të qëndrojë te Milani dhe të vazhdojë rrugëtimin e rritjes dhe zhvillimit në këtë klub dhe në këtë qytet që e dashuron kaq shumë.

Ndaj përgënjeshtrojmë çdo dëshirë nga ana e Rafael apo personave rrotull tij për të ulur klauzolën e largimit për të lehtësuar shitjen e tij në verën e ardhshme. Rafael është plotësisht i përqendruar te objektivat e klubit aktual dhe dëshiron, në këtë periudhë të vështirë, që të punojë me qetësi që të mund të kthehen te fitoret”, tha avokati i portugezit në deklaratën e cila mund t’i japë fund disa prej aludimeve për të ardhmen e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"