Postuar: Shtator 26, 2023 | 11:10
Situata me dëmtimet te Partizani, “demat” tani janë më komodë
Partizani vijon përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Fakti që janë pushim në mesjavë prej shtyrjes së derbit, i bën të kuqtë të jenë në një situatë më komode se Skënderbeu, që luan edhe në mesjavë.
Ndërkohë, po përmirësohet edhe situata sa u përket dëmtimeve. Hadroj po shkon drejt rikuperimit të plotë, teksa drejt rikthimit është edhe Mensah.
Sembenes i duhet të presë ende, pasi krahu nuk është ende gati.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"