Situata kaotike te Pogradeci, kapiteni tregon përplasjen e trajnerit me futbollistin: Sjellje e tepruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2022 | 21:32

Situata kaotike te Pogradeci, kapiteni tregon përplasjen e trajnerit me futbollistin: Sjellje e tepruar…

Astrit Hysenllari mundohet që të kthejë qetësinë në Pogradec. Pas incidentit që ndodhi në Peshkopi, flet edhe kapiteni për “Panorama Sport”. Ai e quan të tepruar veprimin e Hermes Shkulakut, ndërsa bën thirrje që t’u jepet fund polemikave, pasi vetëm Pogradeci do t’i vuajë pasojat.

Hysenllari

“Si kapiten, po marr përsipër të prononcohem për situatën e rëndë që ndodhi. Shpresoj që t’i jepet fund këtij debati, që nuk i shërben aspak skuadrës. Pas një situate loje mes Abazajt dhe Shkulakut pati një replikë, që gati kaloi në konfrontim fizik. Duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit për një aksion loje, u përfshinë disa lojtarë të tjerë për të qetësuar situatën. Edhe trajneri po ashtu, ndonëse situata agravoi më shumë dhe shkoi deri në shtyrje mes trajnerit dhe Shkulakut.

Me eksperiencën e gjatë që kam, mendoj se asnjë lojtar nuk ka të drejtë të bëjë atë lloj reagimi kundër një trajneri, por as edhe ndaj bashkëlojtarëve. Shkulaku ka gabuar, pasi ajo sjellje është nuk është e pranueshme. Skuadra jonë nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe këto incidente veçse na rëndojnë psikologjikisht dhe ndikojnë për keq. Dua me gjithë zemër që kjo situatë të marrë fund dhe të mos vazhdohet akoma me replika”, bën thirrje kapiteni.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"