Situata e rëndë me Junajtidin, reagon Erik Ten Hag: Kam mbështetjen e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 10:40

Situata e rëndë me Junajtidin, reagon Erik Ten Hag: Kam mbështetjen e lojtarëve

Erik ten Hag këmbëngul se ai ka mbështetjen e lojtarëve të tij dhe thotë se paraqitjet e dëshmojnë këtë. Mes lajmeve se ai ka humbur dhomat e zhveshjes dhe lojtarët janë të pakënaqur nga holandezi, trajneri i Junajtidit i mohoi këto zëra në konferencën përpara Çelsit.

Erik-ten-Hag-Man-Utd

“Lojtarët janë me mua, jam i sigurt për këtë. Ju mund të shihni për shembull përmbysjen kundër Brentfordit, ndeshjen kundër Bërnlejt, ndeshjen e Fulhamit, sa herë që skuadra është atje dhe ka treguar karakter të madh, vendosmëri të madhe, elasticitet, kështu që ne jemi bashkë.

Ju mund ta shihni se nuk mund të luash futboll kaq të mrekullueshëm, siç bëmë ne kohët e fundit, pa unitet. Por ne nuk jemi robotë, nëse luani tre ndeshje në gjashtë ditë, ndeshje të vështira, ë fund lodhja mund të jetë një problem.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"