Siti-Inter është edhe një duel statistikash/ Porta, sulmi dhe trajnerët, finalen mund ta vendosin numrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:29

Siti-Inter është edhe një duel statistikash/ Porta, sulmi dhe trajnerët, finalen mund ta vendosin numrat

Interi është nisur dje drejt Stambollit, ku do të zhvillojë sot dhe nesër përgatitjet e fundit para zbritjes në fushë mbrëmjen e nesërme në “Ataturk Olimpik Stadium” përballë Mançester Sitit. Në mendjen e Simone Inzagit ka ndërkohë dy dilema kryesore që lidhen me balotazhin mes Xhekos e Lukakut dhe atë mes Mikhitarianit e Brozoviçit.

c8f85d3206b0c9e5a954ec3661f4d21e_640x640

Bosnjaku niset favorit, por pavarësisht kësaj, numrat e tyre gjatë këtij sezoni (të dy 14 gola, 2 asiste më shumë për belgun) flasin më mirë për Romelunë, që ka luajtur shumë ndeshje më pak se 37- vjeçari.

Nga ana tjetër, dueli në mesfushë mes Brozoviçit dhe Mikhitarianit tregon se armeni ka më shumë minuta (3330 ndaj 2417) dhe ka shënuar më shumë gola (5 ndaj 3), por kroati ka asistuar 6 herë kundrejt 2 të Mikhitarianit, që nga ana tjetër ka në disavantazh edhe formën e tij fizike si i saporikthyer nga dëmtimi.

Por, ndërkohë që Inzagi zgjidh dyshimet e tij, ka disa pika ku Siti-Inter mund të diskutohet nisur nga statistikat, që nga ekstremet sulm e portë, deri te trajnerët.

SULMI – Lautaro është siguria e Inzagit, një sulmues që ka shënuar 28 gola në sezon dhe 3 prej tyre në Champions, por përpos kësaj sjell personalitet dhe grintë, si një nga liderët e Interit.

XHEKO LUKAKU

Në krahun tjetër është arma e frikshme e Guardiolës, Erling Haland, që është golashënuesi më i mirë i Anglisë, me 36 gola në 34 ndeshje, ndërkohë që është edhe më i miri i Champions-it me 12 gola në 10 ndeshje.

LAUTARO HALAND

PORTA – Në portë duelin e fiton Onana, që është portieri me më shumë porta të paprekura (8) dhe më shumë pritje të realizuara (45) në këtë edicion të Champions-it. Rivali i tij, Ederson, është ndalur në vetëm 6 ndeshje me porta të paprekura (në stol ndaj Dortmundit) dhe 21 pritje.

EDERSON

TRAJNERËT – Duke lënë mënjanë ata që zbresin në fushë, mes Sitit dhe Interit do të përballen edhe dy trajnerë me filozofi të ndryshme loje, por që në fund kanë treguar se dinë të fitojnë mbi të gjitha finale. Inzagi ka fituar 7 nga 8 finale në karrierë, të gjitha kombëtare mes Kupës dhe Superkupës së Italisë dhe tani kërkon të parën europiane, kurse Guardiola do të luajë finalen e 31-të të tij.

TRAJNERET

Ka fituar 23 dhe ka humbur 7, për një total prej 34 trofesh (përfshirë dhe kampionatet). Ajo e Pepit është edhe një sfidë edhe për lavdinë personale, për të fituar një tjetër tripletë pas asaj me Barcelonën në 2009-ën dhe për të barazuar Mirçea Luçeskun në vendin e dytë të trajnerëve më të titulluar me 35 trofe të fituar.

I pari është Aleks Ferguson, i pari që realizoi tripletën në Angli me Juanjtidin dhe trajneri më i titulluar me 49 trofe.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"