“Sipërfaqësor i k…”/ Sjelljes jo-profesioniste, zbardhet debati mes Gabias dhe Leaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:10

“Sipërfaqësor i k…”/ Sjelljes jo-profesioniste, zbardhet debati mes Gabias dhe Leaos

A jo për të cilën kritikohet më shumë për Rafael Leao është mungesa e vazhdueshmërisë në rendiment. Jo vetëm gjatë sezonit, por edhe brenda së njëjtës ndeshje. Jo rrallë qasja e tij dhe qëndrimi i tij në fushë, janë irritues dhe sipërfaqësor edhe për sportdashësit që kanë më pak lidhje me Milanin.

gettyimages-2005569165-612x612

Kjo është vënë re edhe gjatë Monza-Milan, nga më shumë sesa një teleshikues. Ishte minuta e 83-të dhe rezultati ishte ende 2-1 për Monzën. Pesina e merr topin pas gabimit të Leaos dhe Gabia detyrohet ta ndalë rivalin me faull ë për të mos lejuar që kundërsulmi të bëhet edhe më i rrezikshëm. Me një lojtar më pak dhe dukshëm i lodhur, në atë moment Milani ishte i ndarë në dysh duke u munduar të ndryshonte rezultatin.

Qendërmbrojtësi i Milanit është ndëshkuar me të drejtë dhe sërish nga videoja e postuar në rrjet dhe e cila tregon ndeshjen e transmetuar në “DAZN”, pas marrjes së kartonit, shohim se Gabia i thotë shokut të tij portugez të shkojë në ferr duke i thënë shprehimisht: “Sipërfaqësor i k…”. Fjalë të qarta dhe të thëna direkt në fushë që e bëjnë të qartë se disa qëndrime të Leaos nuk i pëlqejnë të gjithë skuadrës kuqezi, pavarësisht se duke filluar që nga Pioli të gjithë e mbrojnë publikisht në çdo moment kur ndaj portugezit vërshon ndonjë akuzë apo kritikë.

MË SHUMË SESA NJË RAST – Për më tepër, është edhe ecuria e Leaos që nuk është se përbën më lajm. Portugezi, i cili kishte thyer “agjërimin” e golit në Ligën e Europës ndaj Ren dhe në janar kishte shënuar dy gola në Kupën e Italisë, vazhdon shterpësinë e tij në kampionat e cila zgjat prej 22 shtatorit. Goli i fundit në Serie A ishte ai në “San Siro” ndaj Veronës.

Vetëm tre gola në Serinë A në atë që duhet të ishte sezoni i tij i përgjegjësisë, me numrin dhjetë mbi supe dhe me më shumë përkushtim ndaj kauzës së Milanit ku është edhe lojtari më i paguar i grupit me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"