“Sipas meje kjo është tallje”, Murinjo mbron Juventusin pas dënimit: Më vjen keq për Alegrin dhe lojtarët, kampionat i manipuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 21:31

“Sipas meje kjo është tallje”, Murinjo mbron Juventusin pas dënimit: Më vjen keq për Alegrin dhe lojtarët, kampionat i manipuluar

Zhoze Murinjo e ka cilësuar në tallje faktin që dënimi për heqjen e pikëve ndaj Juventusit, është dhënë vetëm 2 javë para fundit të kampionatit. Duke folur pas sfidës ndaj Salernitanës, ku skuadra e tij u ndal në një barazim 2-2, trajneri i Romës ka theksuar se qasja e skuadrave do të kishte ndryshuar nëse vendimi do jepej më parë.

murinjo alegri

“Sipas meje kjo është një tallje, të mësosh këtë gjë me vetëm dy ndeshje për t’u luajtur për ne, për të gjithë, edhe për Juventusin… Nëse do të ma kishin thënë këtë para ndeshjes me Monzën, me Bolonjën, qasja jonë do të kishte qenë e ndryshme. Duke e ditur që Juventusi kishte pikët dhe që situata jonë më e mirë do të ishte që të përqendronim gjithçka te UEFA, vendosëm që të bënim kështu. Për Maks Alegrin dhe lojtarët më vjen keq, por në nivel kampionati, duhet të them se ndryshon diçka e vogël.

Kampionat i manipuluar? Sipas meje po, por nuk dua që të flas më shumë për këtë. Preferoj të them që më vjen keq për profesionistët që punojnë si unë dhe që paguajnë sepse ndoshta drejtuesit dhe klubet kanë gabuar”, tha Murinjo, duke shfaqur kështu solidaritet me bardhezinjtë, të paktën për ata që kishin zbritur në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"