Sinjale pozitive për rezultatet në “Maradona”, Menja shpresa kuqezi ndaj Napolit e “Osikvarës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 21:38

Sinjale pozitive për rezultatet në “Maradona”, Menja shpresa kuqezi ndaj Napolit e “Osikvarës”

Nuk është e zakonshme të luash tri ndeshje në pak më shumë se dy javë kundër një prej skuadrave më në formë të momentit në Europë.

,.vmc,v

Duke harruar paraqitjen e keqe në Udine dhe duke karikuar bateritë pas pushimit për ekipet kombëtare, Milani pati kohë të reflektonte dhe të rrethonte me të kuqe objektivat afatshkurtra. E para do të jetë gjetja e një fitoreje që në Serinë A i mungon që prej 26 shkurtit. Shumë pak për një ekip kampion në fuqi, që ka detyrimin të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

NDËRHYRJA MAGJIKE – Milani, për rrjedhojë, në një Napoli prej javësh tashmë të mbuluar me flamuj, shalle dhe pankarta për fitoren e titullit së tretë, do të duhet të synojë vetëm dhe vetëm te fitorja në mënyrë që të mbetet i kapur pas trenit të Europës së të mëdhenjve. Stefano Pioli, për të arritur një rezultat që sigurisht nuk do të kishte ngjallur befasi në ndeshjen e parë, do të duhet të mbështetet te më të mirët e organikës kuqezi. Para së gjithash, Majk Menja, i sapokthyer nga një tur me Francën me notën 9 në “dëftesë”. Portieri kuqezi konfirmoi edhe formën e tij me kombëtaren franceze, duke e shpëtuar nga një superndërhyrje në minutën e fundit në tokën irlandeze. Një pritje e pabesueshme, gati patriotike, që i mahniti të gjithë, përfshirë Kilië Mbapenë.

MBROJTJA MË E MIRË – Ndërhyrje të tilla do të nevojiten edhe në përpjekje për të frenuar sulmet e Osimhenit dhe Kvaratskhelias. Udhëheqja e Menjasë do të jetë gjithashtu shumë e dobishme për mbrojtjen kuqezi, e cila nëse është e nevojshme kundër napolitanëve do të jetë në gjendje të kthehet në formulën me 4.

Një prapavijë që gjithsesi do të jetë jetime pa Kalulunë, e që do të duhet të kufizojë në maksimum gabimet, duke shfrytëzuar aftësitë e një lojtari të shtuar lëvizës që ruan portën. Natyrisht, për të kapërcyer Napolin, shmangia e pësimit të golave nuk do të mjaftojë për një Milan që ka shënuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e fundit. Për këtë Pioli do të ketë nevojë edhe për më të mirët Leao, Zhiru, Brahim Diaz, Ibrahimoviç nëse ia del të shërohet dhe pse jo edhe De Ketelare. Sepse thellë brenda dihet se mbrojtja më e mirë, në fund, është gjithmonë sulmi.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"