Simone Inzagi në rrezik të madh, një tjetër fitues i Tripletës i bashkohet kandidatëve për stolin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 14:39

Simone Inzagi në rrezik të madh, një tjetër fitues i Tripletës i bashkohet kandidatëve për stolin e Interit

Me Simone Iznagin që ka përfunduar në syrin e ciklonit, kanë filluar të renditen edhe pasardhësit e mundshëm për stolin zikaltër.

KIVU

Emrave më të lakuar orët e fundit si Dejan Stankoviç (ka përfunduar edhe nën radarët e Sampdorias pas shkarkimit të Marko Xhampaolos) e Paulo Souza u është shtuar një tjetër protagonist i tripletës së vitit 2010, që padyshim gëzon tifozërinë zikaltër, të paktën për sa i përket lidhjes me ngjyrat.

Sipas “Tuttosport” Kristian Kivu, trajneri aktual i të rinjve të Interit është një kandidat potencial për pankinën, mbi të gjitha për faktin që klubi nuk përballon dot nga ana ekonomike një emër të madh, edhe pse në dyshim është eksperienca e rumunit që mund të jetë penalizuese në vendimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"