“Silvinjo trajner i zgjuar, e di çfarë duhet të bëjë”, Memolla: Ja me cilat ekipe Europiane mund ta krahasoj Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 22:52

“Silvinjo trajner i zgjuar, e di çfarë duhet të bëjë”, Memolla: Ja me cilat ekipe Europiane mund ta krahasoj Egnatian

Hysen Memolla i befasoi të gjithë kur vendosi të transferohej te skuadra e Egnatias. 30-vjeçari, i cili numëron 6 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare, analizoi këtë moment historik të klubit rrogozhinas, teksa në prononcimin e dhënë për “Oversport”, pas triumfit ndaj Tiranës, Memolla deklaroi:  

 memolla-2

“Personalisht ka qenë një sezon shumë i mirë, ndonëse nuk erdha në formën optimale. U përshtata mirë me ekipin dhe arritëm dy objektivat, Europën dhe Kupën. E kam thënë që kur kam ardhur në Shqipëri, që Egnatia është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri dhe e meriton që të mbyllin këtë sezon shumë të mirë me këtë trofe. 

Kombëtarja? Unë flas në fushë, jap maksimumin në çdo ndeshje. Silvinjo është një trajner i zgjuar dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Ai i lexon lojtarët dhe nëse më thërret në kombëtare unë do të jem gjithmonë në dispozicion të tij. 

Egnatia gati për Europën? Kam luajtur në shumë shtete, këtë Egnatia mund ta krahasoj me shumë ekipe në Hungari dhe Kroaci. Kjo skuadër mund të luajë si e barabartë me ekipe kroate apo hungareze në Europë për mendimin tim. Do të bëjmë mirë edhe në Europë, normale në raport me këto skuadra që përmenda, pasi nuk mund të përballemi me ekipe të Premier Ligës”, ka thënë mes të tjerash Memolla. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"