Postuar: Shtator 22, 2023 | 23:23
Silvinjo shijoi nga afër spektaklin e Muçit, sulmuesi e ftoi për darkë pas dy golave
Mbrëmë ishte një natë magjike për Ernest Muçin! Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, realizoi dopietë ndaj Aston Vilës në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Në stadium për ta ndjekur nga afër ka qenë edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo së bashku me ndihmësin e tij, Dorivën. Pas përfundimit të sfidës ata kanë darkuar së bashku.
Muçi është një nga elementet më të rëndësishëm të Shqipërisë, pavarësisht se në dy sfidat e fundit nuk mori asnjë minutë.
Por situata mund të ndryshojë, madje duke nisur nga sfida e radhës, ajo kundër Republikës Çeke./BW
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"