Silvinjo nis planin anti-Moldavi, Shqipëria luan ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 0:10

Silvinjo nis planin anti-Moldavi, Shqipëria luan ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka nisur punën më konkretisht për të përgatitur formacionin me të cilin kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 për muajin qershor.

kombetarja test

Skuadra sot ka zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit në stadiumin “Ëlbasan Arena”, ku Silvinjo ka vënë lojtarët përballë njëri-tjetrit, për të ideuar rreshtimin titullar që do të zbresë në fushë ndaj moldavëve pas 7 ditësh.

Sigurisht ka qenë një ndeshje me minutazh më të reduktuar, por që ka shërbyer për të parë formën fizike që kanë sidomos ata që janë piketuar si titullarë, meqë trajneri e ka shprehur shpesh se i ka idetë pak a shumë të qarta rreth emrave që përzgjedh për një ndeshje.

Për të plotësuar grupin dhe për të mos mbingarkuar lojtarët, Silvinjo i ka bashkuar skuadrës edhe disa lojtarë nga Kombëtarja U19, duke shfrytëzuar njohuritë e Ervin Bulkut i cili është trajner i kësaj përfaqësueseje të moshave dhe njëkohësisht asistent i brazilianit te ekipi A. Ndeshja është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi Silvinjo ka dashur që të ruajë sadopak sekretin mbi formacionin që po ideon për ndeshjen ndaj moldavëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"