Silvinjo nis menjëherë punën, Uzuni & Co. të pranishëm që në stërvitjen e parë të kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 19:31

Silvinjo nis menjëherë punën, Uzuni & Co. të pranishëm që në stërvitjen e parë të kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare ka nisur që sot punë me stërvitjen e parë të trajnerit Silvinjo me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në kualifikueset e Europianit. Një grup i cunguar, pasi kishin mbërritur vetëm një pjesë e lojtarëve për shkak të impenjimeve me klubet përkatëse, por që nuk ka penguar trajnerin që të nisë programin e tij për këto dy sfida.

silvinjo kombetarja sadiku

Tekniku brazilian si zakonisht ka zbritur vetë në fushë për ushtrimet me lojtarët, pasi ka pasur në dispozicion 15 prej tyre që për këtë seancë të parë të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqtet.

Të pranishëm në stërvitjen sot ishin Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Adrian Bajrami, Enea Mihaj, Frederik Veseli, Qazim Laçi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Andi Hadroj, Myrto Uzuni, Armando Sadiku dhe Anis Mehmeti.

Grupi do të plotësohet në ditët në vijim me futbollistët e tjerë të cilët do të vihen nën urdhrat e trajnerit brazilian për këto përgatitje. Trajneri ka humbur shërbimet e Klaus Gjasulës, i cili do të mungojë në këto dy ndeshje për shkak dëmtimi dhe ende nuk është bërë e ditur nëse do të ketë apo jo një lojtar që do ta zëvendësojë në listë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"