Siguruan ngjitjen, klubi i Kategorisë së Parë në pritje të presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2021 | 16:03

Siguruan ngjitjen, klubi i Kategorisë së Parë në pritje të presidentit

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga mbyllja e sezonit, Shkumbini është në “ajër”. Stafi teknik është angazhuar për evidentimin e elementëve cilësorë dhe të lirë në treg, por për akord nuk mund të flitet ende.

SHKUMBINI

Që kjo të ndodhë, pritet që të vijë presidenti. Alesandro Borrela gjendet në Itali dhe për arsye pune e ka shtyrë ardhjen në Peqin.

Por, shumë shpejt ai do të zbarkojë në Shqipëri për të vendosur “piketat” për ndërtimin e skuadrës së Kategorisë së parë. E megjithatë, ai ka dhënë garanci për krijimin e një grupi konkurrues. Skuadra do të synojë kreun e klasifikimit, pavarësisht vështirësive që do të ketë kampionati.

FATMIR AHMET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"