“Signal Iduna Park” një fortesë, Dortmundi vendos rekordin e ri në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 23:09

“Signal Iduna Park” një fortesë, Dortmundi vendos rekordin e ri në Champions

Borusia e Dortmundit siguroi një biletë në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Atletikon e Madridit në duelin e kthimit. Një përmbysje spektakolare e verdhezinjve, që duket se e kanë shndërruar “Signal Iduna Park” në një fortesë të pathyeshme.  

1947b4fe-404d-4392-803d-e5c8edf277d1

Dortmundi ka mbetur i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions, duke regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Falë kësaj ecurie verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për sa i përket pathyeshmërisë në shtëpi në këtë kompeticion.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"