Shton zërat për kthimin e argjentinasit, Leva: Kur e takova Mesin e kuptova sa e donte Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 16:11

Shton zërat për kthimin e argjentinasit, Leva: Kur e takova Mesin e kuptova sa e donte Barcelonën

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski, i ka dhënë dhe një dorë më shumë zërave që flasin për kthimin e Lionel Mesit në Spanjë.

h jvncv

Polaku ka bërë një sezon të parë të shkëlqyer në La Liga, kur dy ndeshje nga fundi i saj ai kryeson listën e golashënuesve me 22 rrjeta. Me shumë gjasa ai do të jetë “Këpuca e Artë” në këtë sezon në Spanjë. Gjatë një interviste të dhënë për televizionin katalanas “TV 3”, polaku ka bërë një bilanc të sezonit të tij të parë në Barcelonë.

Por, natyrisht që mes të tjerash, në intervistën e tij, Leva është ngacmuar edhe në lidhje me Lionel Mesin dhe mundësinë e kthimit të “pleshtit” në “Camp Nou”.

“Duhet ta pranoj se ky ka qenë një sezon mjaft i mirë për mua. Erdha për të fituar trofe në Barcelonë dhe jam i kënaqur që po e mbyllim sezonin me dy trofe. Të fitosh titullin në La Liga është një ndjesi e veçantë. E kam festuar shumë këtë trofe. Të gjithë më kanë ndihmuar në këtë sezon të parë, duke nisur nga trajneri Ksavi. Ai ma ka bërë shumë më të lehtë”, tha polaku.

Menjëherë pas kësaj, vëmendja është zhvendosur nga Lionel Mesi, ku Levandovski ka treguar disa nga të fshehtat e takimit të tij me argjentinasin pak javë më parë në Paris.

“Biseduam për një sërë çështjesh, ishte një bisedë e këndshme. Natyrisht që e pyeta për të kaluarën e tij te Barcelona. Dhe menjëherë e pashë në sytë e tij se çfarë përfaqëson Barcelona për të. Po flas edhe për Barcelonën e futbollit edhe për Barcelonën si qytet”, nënvizoi polaku.

Në intervistën e tij për televizionin spanjoll në fjalë, Leva ka diskutuar edhe për Joshua Kimish, ish-shokun e tij te Bajerni, me të cilin mund të bashkohet te Barcelona nëse zërat që po qarkullojnë rezultojnë të vërtetë.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe një person po kaq i shkëlqyer. Kam vetëm fjalë pozitive në adresë të tij”, tha Levandovski.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"