Shtatë ndërhyrje të sakta ndaj Milanit, mediat italiane i thurin elozhe Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 9:29

Shtatë ndërhyrje të sakta ndaj Milanit, mediat italiane i thurin elozhe Hysajt

Pas Sasuolos dhe Bolonjës, Elseid Hysaj u jep vazhdimësi paraqitjeve të tij. Shtatë ndërhyrje të sakta dhe 88 për qind të pasimeve të suksesshme japin idenë e provës së shqiptarit kundër Milanit.

hysaj

Edhe penalltia e golit të tretë që i dha sigurinë Lacios erdhi pikërisht nga një lexim i bukur i manovrës së Milanit nga kapiteni i Shqipërisë. Për këto arsye, mediat italiane e vlerësuan më shumë se pozitivisht provën e Hysajt kundër kampionëve të Italisë.

Ai mori notën 6.5 nga “Corriere dello Sport” që shkruante: “Bën ligjin në korsi dhe detyron rivalët direkt të bëjë mbrojtëset për shumicën e kohës. Shpëton një gol në vijë fatale dhe dhuron një gjysmë asist. Vështirë t’i kërkohet më shumë”.

Elozhet për shqiptarin edhe nga “Sportmediaset”. Një tjetër 6.5 nën motivimin: “Vrapon pa fund dhe dhuron mbështetje konstante në të dyja fazat. Nëse vazhdon me këtë formë Laxari duhet të vazhdojë të qëndrojë në stol”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"