Shqipëria U-19 zhgënjen sërish, skuadra e trajnerit Bulku nuk ia del as ndaj Sllovenisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 15:56

Shqipëria U-19 zhgënjen sërish, skuadra e trajnerit Bulku nuk ia del as ndaj Sllovenisë

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçareve  e ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e tretë kualifikuese në Grupin 13. Sot Shqipëria U-19 e trajnerit Ervin Bulku është mundur në “Elbasan Arena” nga Sllovenia U-19 me rezultatin 1-0.

bandicam 2023-11-21 13-59-13-932

Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Maçak në minutën e 48-të. Përpos freskimeve të bëra në pjesën e dytë, sërish kuqezinjtë nuk arritën të merrnin qoftë edhe një pikë në tre ndeshjet e para të luajtura në grup.  Grupi kryesohet nga Belgjika me 7 pikë, për të vijuar me Slloveninë me 5 pikë, Irlanda e Roko Vatës me 4 pikë dhe mbyll grupin Shqipëria U-19 me 0 pike dhe golavarazh negativ, 1-6.

 

SHQIPËRI U19 – SLLOVENI U19 0-1

Maçak 48′

-Goli i Sllovenisë (VIDEO)

-Rasti i pritur nga Kiri (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

0521521

u19

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"